Turhan Pasha, gazetarit të Corriere d’Italia (1919) : “Ja ku gabon Greqia me shqiptarët…”


Turhan Pasha (Turhan Përmeti)  (1846 – 1927)
Turhan Pasha (Turhan Përmeti) (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Korrik 2022

 

“Le Temps” ka botuar, të dielën e 2 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratat e Turhan Pashës për Corriere d’Italia me qëllim mbrojtjen e interesave shqiptare asokohe në Konferencën e Paqes në Paris ndaj orekseve greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Pretendimet shqiptare

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, Turhan Pasha, në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Shqipëria në Konferencën e Paqes, i bëri këto deklarata para një bashkëpunëtori të Corriere d’Italia :

 

Greqia, duke i bazuar të drejtat e saj mbi dendësinë e popullsisë greke në Epirin e Epërm, përjetëson gabimin që bën të konsiderohen si grekë – për shkak se katolikë të ritit grek – 150.000 shqiptarë, të cilët popullojnë luginën e Gjirokastrës dhe fushën e Delvinës.

 

Nga ana tjetër, nuk është çudi që kultura greke ka mbizotëruar në Shqipërinë e Jugut, pasi qeveria turke i lejoi grekët të hapnin shkolla atje, ndërsa i ndaloi shkollat kombëtare (dmth shqiptare). Prandaj, komisioni shqiptar, nëpërmjet argumenteve të pakundërshtueshme, do të mbështesë mbrojtjen e të drejtave të kombit në Konferencën e Parisit.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/turhan-pasha-gazetarit-te-corriere-d-italia-1919-ja-ku-gabon-greqia-me-shqiptaret/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/turhan-pasha-gazetarit-te-corriere-ditalia-1919-ja-ku-gabon-greqia-me-shqiptaret/

 

https://americaneye.al/turhan-pasha-per-corriere-ditalia-me-1919-ku-gabon-greqia-me-shqiptaret/

 

https://www.kultplus.com/lajme/turhan-pasha-gazetarit-te-corriere-ditalia-ja-ku-gabon-greqia-me-shqiptaret/

 

https://diasporashqiptare.al/2022/07/25/turhan-pasha-per-corriere-ditalia-1919-ja-ku-gabon-greqia-me-shqiptaret/ 

 

https://konica.al/2022/07/turhan-pasha-ketu-gabon-greqia-me-shqiptaret/

 

https://opinion.al/turhan-pasha-gazetarit-te-corriere-ditaliaja-ku-gaboi-greqia-me-shqiptaret/

 

https://drini.us/turhan-pasha-gazetarit-te-corriere-ditalia-1919-ja-ku-gabon-greqia-me-shqiptaret/

 

https://www.botasot.info/kultura/1845899/turhan-pasha-gazetarit-te-corriere-ditalia-1919-ja-ku-gabon-greqia-me-shqiptaret-hellip/