L’Union libérale (1913) / Ky udhëheqës shqiptar vrau gruan e tij dhe kreu vetëvrasje në këtë vend turistik të Austrisë


Stacioni turistik i skive Semmering, në Austri
Stacioni turistik i skive Semmering, në Austri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Dhjetor 2023

 

“L’Union libérale” ka botuar, të hënën e 2 qershorit 1913, në faqen n°4, një shkrim për një ngjarje të rëndë të ndodhur asokohe mes shqiptarësh në një vend turistik austriak, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Një udhëheqës shqiptar vrau gruan e tij dhe kreu vetëvrasje

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë (Austri), 1 qershor. — Një dramë e çuditshme ndodhi në një hotel të madh në Semmering, një vendpushim alpin, dy orë me tren nga Vjena.

 

Udhëheqësi shqiptar Mit’hat bej Delvina erdhi për t’u bashkuar me gruan dhe kunatën e tij, të cilat jetonin në hotel prej tre javësh. Ai darkoi me to dhe më pas i shoqëroi në dhomën e tyre.

 

Në atë moment, për një arsye të kotë, ai u grind me gruan e tij dhe nxori një revole dhe e vrau në sy të motrës. Përpara se kjo e fundit të merrte veten nga hutimi, ai qëlloi veten në kokë dhe ra i vdekur.

 

Delvina Beu është djali i udhëheqësit të famshëm shqiptar Sali Beut, i cili ishte për disa kohë guvernator i Calimnos (Kalymnos). Viktima ishte vajza e Ismail Pashës, një përkrahës i Abdul Hamidit, i cili u vra në rrugët e Kostandinopojës gjatë Revolucionit Xhonturk.

 

Veprimi i përgjakshëm i Delvina Beut i atribuohet një akti çmendurie. Delvina Beu pati qenë zënë rob nga italianët në Tripolitani (Libi), dhe pikërisht gjatë robërisë së tij, ai u sëmur nga neurastenia akute.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-union-liberale-1913-ky-udheheqes-shqiptar-vrau-gruan-e-tij-dhe-kreu-vetevrasje-ne-kete-vend-turistik-te-austrise/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/ngjarja-qe-beri-buje-ne-austrine-e-vitit-1913-si-mithat-bej-delvina-vrau-gruan-e-tij-dhe-kreu-vetevrasje/

 

https://opinion.al/1913-ky-udheheqes-shqiptar-vrau-gruan-e-tij-dhe-kreu-vetevrasje-ne-kete-vend-turistik-te-austrise/

 

https://vloranews.al/kulture/1913-ky-udheheqes-shqiptar-vrau-gruan-e-tij-dhe-kreu-vetevrasje-ne-kete-vend-turistik-te-austrise/

 

https://drini.us/lunion-liberale-1913-ky-udheheqes-shqiptar-vrau-gruan-e-tij-dhe-kreu-vetevrasje-ne-kete-vend-turistik-te-austrise/